I dënuari për rastin “Lagja e trimave”, Shefqet Hallaqi ka komunikuar nga qelia e burgut përmes celularit me ish prokuroren speciale Fatime Fetai me 19 qershor te këtij viti.
Prokurorja Fetai në seancën e sotme të rastit “Monstra” dorëzoi dosjen tek trupi gjykues, te cilën Hallaqi përmes aplikacionit “whatsapp” i kishte dërguar disa biseda të përgjuara telefonike që kane të bëjnë me rastin Monstra.
Hallaqi i kishte thënë Fetait se dosjen e njëjtë ia ka dërguar edhe “El Chekes”./Alsat/