Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi, që karrierë ka bërë edhe në Premierligën angleze, i është kthyer sërish futbollit.
Ai është bërë me skuadër të re, ku i është bashkuar ekipit Missini Sëeets, që garon në Ligën Rajonale të Mitrovicës në futboll të vogël.
Kuqi së fundi mbylli kampionatin në Finlandë, si trajner i PK-35, kurse tani po kalon pushimet në Kosovë, përcjell “Gazeta Olle”.
Gjatë kësaj kohe ai dëshiron të jetë aktiv dhe për këtë ka zgjedhur ta ndihmojë Missini Sweets.
Se a do të fluturojë Kuqi edhe në fushat e vogla, mbetet të shihet pas golave të tij.