Site icon Telegrafi

Shefki Kuqi kërkohet nga klube të ligës së tretë

Menaxheri i Carlise, Greg Abbotti, shpreson të sjellë në radhët e veta sulmuesin kosovar, pasi ky i fundit i dha fund kontratës me klubin e Ligës Premier, Newcastle United, ngjyrat e të cilit klub i mbrojti për gjysmë sezoni.

“Ne kemi kërkuar të jemi opsion dhe njerëzit e tij po e bëjnë këtë. Për momentin Shefki kërkon kohë për të analizuar gjithçka. E rëndësishme është se lojtari së shpejti do të marrë një vendim dhe do të dëshirojë të luajë futboll”.

“Andaj këtë javë ai do të duhet të marrë një vendim. Ai do të mund të shkojë në një klub të Championship (kategoria e dytë) dhe të jetë lojtar i pjesshëm, ose të vijë në League One dhe të luajë më shumë”.

“Nuk është në duart tona për momentin por është e sigurt se ende nuk e kemi definuar si ‘jo’ me të, tash për tash”, ka thënë Abbott. /Telegrafi/

Exit mobile version