Telegrafi

Shefki Kuqi i jep fitoren Koblenzit

Të dy golat e Kuqit erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, kur edhe u vulos dilema rreth fituesit. Goli i parë i përfaqësuesit të kombëtares së Finlandës erdhi që në fillim të takimit (4’), ndërsa vendasit arritën të barazojnë në minutën e 26-të.

Por në fund të pjesës së parë ishte sërish Kuqi heroi i Koblenzit, duke shënuar edhe golin e dytë të takimit, që i solli tri pikët e reja këtij ekipi.

Pavarësisht fitores, ekipi ku angazhohen edhe një mori shqiptarësh të tjerë, vazhdon të mbete në pjesën e fundit të tabelës, pozitën e 16-të, me vetëm nëntë pikë pas 10 ndeshjes./Telegrafi/