Telegrafi

Shefki Gashi i LDK-së: Kurti mendoi se qeverisë Kosovën me ish-drejtorët e dështuar të Prishtinës

Ish-asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Shefki Gashi thotë se LDK-ja është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë, derisa sipas tij humbësja është LVV.

Ai në “Debat Plus” thotë se Kurti nuk mund të qeverisë me drejtorë të dështuar të Komunës së Prishtinës.

“Kurti mendon se mund ta qeverisë Kosovën me ish-drejtorët e Komunës së Prishtinës, që në mandatin e parë qeverisës e kanë fundos Prishtinën. Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, të gjithë kanë qenë drejtorë dhe ne e dimë përvojën e tyre në qeverisje. Arben Vitia në shëndetësinë e Prishtinës vetëm ka ngjyrosur ambulancat. Asnjë metër katrorë nuk i ka rritur QKMF-të”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se me LDK-në ka lulëzuar Kosova, derisa sipas tij me partitë tjera ka shkuar mbrapa.

Ai thotë se kësaj radhe nuk ka dashur të kandidojë për asamble për t’iu lënë vend tjerëve.

“Për 22 vite kam qenë në asamble dhe më nuk kam dashur të garojë”, tha ndër të tjera Shefki Gashi./Telegrafi/