Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit edhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është takuar sot me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ziadeh dhe Sarrazin kanë diskutuar për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, kur janë bërë një vit nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut. /Telegrafi/
SRSG Ziadeh met Germany’s Special Representative for the Countries of the Western Balkans @ManuelSarrazin, discussing current situation one year after the "Agreement on the Path to Normalization between #Kosovo and #Serbia", emphasizing dialogue is the only viable way forward. pic.twitter.com/8XiMcG7zWU
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) February 28, 2024