Telegrafi

Shefja e policisë në Serbi i vendosë gabimisht gradat dhe flamurin në uniformë, reagon Sindikata: Duket sikur po punon në policinë ruse

Komandatja e policisë serbe në qytetin Smederevë, Vesella Milovanoviq, ishte e ftuar në një televizion lokal e veshur me uniformë ceremoniale, por ajo çfarë shkaktoi habi tek shikuesit ishte fakti se ajo kishte ngatërruar flamujt dhe gradat në uniformë, kështu që dukej sikur po punonte në policinë ruse.

Sindikata e policisë Sloga Grocka vërejti se detajet në uniformë nuk ishin të rregulluar siç duhet. Ata kanë postuar në faqen e tyre në Facebook:

“Javën e kaluar, shefja e Policisë së Smederevës, Vesella Milovanoviq, ishte mysafire në televizionin Smederevo me uniformë ceremoniale. Tema ishin vrasjet serike në Serbi dhe çarmatimi i qytetarëve serbë. Ajo që ra në sy te shikuesit e emisionit ishte mosnjohja elementare e Rregullores për uniformën, shenjat dhe pajisjet e policisë së zyrtarëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës, transmeton Telegrafi.

“Shefja duhej të dinte radhitjen e ngjyrave në flamurin serb dhe si t’i vinte gradat mbi supe. Në këtë rast, shikuesit mund të shihnin se gradat ishin vendosur në anën e kundërt, dhe se flamuri i Serbisë ishte me kokë poshtë, kështu që dukej si flamuri i Federatës Ruse”, u tha ndër tjera.

Me sjellje të tillë, shefi i Policisë së Smederevës ka bërë shkelje të lehtë të detyrës zyrtare nga neni 206, paragrafi 1, pika 5 e Ligjit për policinë.” Fotot u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

“Me sjellje të tillë, shefja i Policisë së Smederevës ka bërë shkelje të detyrës zyrtare nga neni 206, paragrafi 1, pika 5 e Ligjit për policinë”.

Në anën tjetër fotografitë u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale dhe u bënë virale. /Telegrafi/