Site icon Telegrafi

Shefja e OSBE-së takon Bashën pas protestës së djeshme

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Adrew Glover, ka shkuar mesditën e kësaj të marte në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

Ajo është pritur jashtë selisë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi dhe mediet nuk janë lejuar që të jenë të pranishme në këtë takim.

Glover i shkon Bashës në zyrë një ditë pas protestës së opozitës, ku kjo e fundit kërkoi largimin e Edi Ramës, duke ngulmuar se opozita nuk bën asnjë hap pas. /TCH/

Exit mobile version