Site icon Telegrafi

Shefja e OSBE-së në Shkup takoi Ahmetin dhe Kasamin, diskutuan për situatën politike në vend

Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen ka realizuar takime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe koordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.

Suomalainen dhe Ahmeti kanë folur rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni me ç’rast Ahmeti nënvizoi që të gjithë anëtarët e BDIsë, bashkë me Kryesinë, do t’i përmbahen parimeve të paracaktuara dhe do të veprojnë në drejtim të forcimit të shtetit dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Edhe në takimin me koordinatorin e Lëvitjes Besa, Bilall Kasami, Suomalainen ka diskutuar për situatën e tanishme politike në vend. Kasami ka bërë thirrje për të realizuar reforma që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version