Shefja e misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR Laima Andrikiene, një javë para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka bërë apel për respektim të protokolleve shëndetësore.
Ajo tha se të gjithë ata që do të marrin pjesë në votime kanë përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Votimi fillon prej të hënën, kështu që kemi më pak se një javë. Të hënën, të martën dhe më pas votimet të mërkurën. Të gjithë që punoni dhe jetoni në vend, në mënyrë rigoroze ndiqni protokollet shëndetësore. Virusi është pjesë e jetës tonë dhe të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje kanë përgjegjësi”, tha Andrikiene për Radio Evropa e Lirë.
Ajo theksoi se për momentin nuk mund të thotë asgjë në lidhje me zgjedhjet dhe se pret që të shihet dalja e qytetarëve në votime./Telegrafi/