Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së), Christine Lagarde ka uruar Guvernatorin Fehmi Mehmeti për emërimin e tij, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Përmes një letre dërguar Guvernatorit Mehmeti, Lagarde, ka thënë se BQK, do të vazhdojë të ketë progres në forcimin e stabilitetit të sektorit financiar, thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe adresimin e sfidave të reja.
Letra e plotw e Lagard për Mehmetin
I nderuar Guvernator,
Dëshiroj t’ju uroj për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Duke pasur parasysh përvojën tuaj si Zëvendësguvernator dhe në Qeverinë e Kosovës, jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë të ketë progres në forcimin e stabilitetit të sektorit financiar, thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe adresimin e sfidave të reja kur ato shfaqen.
Së bashku me menaxhmentin dhe kolegët e mi, e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e afërt midis dy institucioneve tona, dhe presim me padurim të vazhdojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme nën udhëheqjen tuaj.
Christine Lagarde
Drejtoreshë Ekzekutive
Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/