Site icon Telegrafi

Shefja e FMN: Është koha që t’i marrim seriozisht kriptovalutat (Video)

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në një intervistë për CNBC, përcjell Telegrafi, ka thënë se ka spekulime dhe mashtrime, por që duhet të kemi kujdes që t’i kategorizojmë monedhat dixhitale me ato spekulime.

“Ka mashtrime, ka spekulime dhe ka skema Ponzi, por unë mendoj se duhet të kemi kujdes për të mos kategorizuar asgjë që ka të bëjë me monedhat dixhitale me ato spekulime sikurse skemat e ngjashme Ponzi. Kjo është shumë më tepër se kaq”, ka thënë Lagarde.

Gjithashtu ajo ka thënë se teknologjitë e reja po e ulin koston e transaksioneve financiare dhe janë më të arritshme për një grup të vegjël njerëzish.

“Teknologjitë e reja po ulin koston për të bërë transaksione financiare më të arritshme për një grup të vegjël njerëzish. Këto teknologji në të vërtetë mund të jenë në gjendje t’i drejtojë ata njerëz drejt përdorimit më të mirë të parave të tyre”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version