Telegrafi

Shefit të policisë së EULEX-it nuk i lejohet vizita në spitalin e Mitrovicës

Zyrtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it pasi kanë njoftuar drejtorinë e spitalit kanë mbërritur në dyert e tij për të vizituar 6 zjarrfikësit serbë të plagosur një ditë më parë nga një shpërthim granate por nuk janë lejuar të futen brenda.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të EULEX-it të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre për atë që e quajnë mungesë respekti nga ana e drejtorisë së spitalit.

Kreu i policisë së EULEX-it Kuhn dhe gjenerali Yakovleff kanë ngelur shumë të zhgënjyer nga kjo ngjarje pasi është mjaft e çuditshme është shprehur zyrtari i EULEX-it, duke shtuar se zyrtarët e lartë nuk janë munduar të hyjnë me forcë në mjediset e këtij spitali.

Pas kësaj ngjarje kreu i policisë së EULEX-it Kuhn ka përsëritur se misioni është i vendosur që ta mbajë situatën nën kontroll në tërë territorin e Kosovës. /alsat/