Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, pritet që sot ta vizitojë Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
“John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, njofton Ambasada në Twitter.
Thanks @RTS_Vesti for a chance to get to know the new managing director of @DFCgov office covering the western balkans and Aegean. John is off to Priština thursday to advance the @WhiteHouse agenda for regional economic cooperation. pic.twitter.com/Cvfoo9lMzB
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 23, 2020
Jovanoviq u emërua shef i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe shefit të DFC-së, Adam Boheler. /Telegrafi/