Site icon Telegrafi

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Tre të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Tashmë është konfirmuar se vetura me të cilën po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badovcit.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi në një prononcim për Telegrafin ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje tragjike.

“Në ora 23:49 është pranuar informata se një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë parë shenja dhe pjesë të veturës që ka rënë në liqe, mirëpo vetura nuk ishte parë pasi që ishte zhytur në ujë”, ka thënë Gashi.

Ai ka tutje ka theksuar se është kërkuar që të angazhohet FSK-ja me ekipet e saja të zhytjes.

“Ekipi i zjarrfikësve së bashku me 3 peshkatar që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji, por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi”, u shpreh Gashi.

Gashi bëri të ditur se pas arritjes së ekipeve të FSK është gjetur vetura dhe trupat e pa jetë.

“Kanë arritur ekipet e FSK me ekipin e zhytjes kanë filluar kërkimin dhe është gjetur vetura dhe trupat e pa jetë. FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ua kanë dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Pas tërheqjes së veturës kemi parë se në të ishte edhe në person i pa jetë”, ka thënë Gashi.

Ai theksoi se operacioni për gjetjen e turpave të pa jetë ka zgjatur deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndryshe Sinjali ka raportuar se tre të rinjtë që humbë jetë nga ky aksident tragjik janë: R.P, A.G dhe SH. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese./Telegrafi/

Exit mobile version