Site icon Telegrafi

Shefi i UNMIK-ut kërkon mbrojtje të të drejtave të njeriut në kohën e coronavirusit

Duke i konsiderurar masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, urgjentisht u bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër COVID-19.
Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato.
Ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshmëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.
Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënve personale, duke përfshirë edhe mediat.
 “I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, tha  Tanin. /Telegrafi/
Exit mobile version