Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin tha sot se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se akuzat e Prishtinës dhe Beogradit ndaj njëra-tjetrës për retorikë nxitëse, rezultojnë në një reduktim të besimit në mes të të dyja palëve.
Ai poashtu ka thënë se nuk ka alternativë për dialogun dhe se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në bisedimet në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Tanin beson se do të nevojitet kohë për kthimin në rrugën e duhur të procesit të normalizimit të marrëdhënieve pas ngjarjeve të fundit.