Telegrafi

Shefi u kërkon falje punëtorëve, që pati aferë gjatë një udhëtimi biznesi (Foto)

Antonio Horta Osorio që është udhëheqësi i Lloyds Bank, ka shprehur ‘keqardhje të thellë’ pasi është zbuluar afera e tij, që e ka pasur gjatë një udhëtimi me qëllime biznesi.

Burri i martuar që është baba i tre fëmijëve, ka kaluar kohë në dhomën e hotelit me Dr Wendy Piatt, që është drejtoreshë gjenerale e Roussell Grup, derisa ishte në një konferencë në Singapor, trasnmeton Telegrafi.

Ai është akuzuar se ka shpenzuar afro katër mijë euro brenda natës, madje 640 euro vetëm në spa.

Në një letër drejtuar punonjësve të bankës, 52-vjeçari kërkon falje për ‘publicitetin negativ’ që ia ka krijuar reputacionit të firmës.

“Jeta ime private është një çështje personale, siç është për secilin. Por, unë jam thellësisht i penduar, që kam shkaktuar kaq shumë publicitet të pafavorshëm për reputacionin e grupit”, shkruan në letrën drejtuar 75 mijë punonjësve të Lloyds Bank.

Zyrtarë të bankës me bazë në Londër dhe shumë seli tjera në Angli dhe Wales, kanë thënë se Onsorio nuk e ka thyer asnjë ligj të shkruar, ndërsa shpenzimet i ka mbuluar nga xhirollogaria e tij personale. Nuk bëhet e ditur nëse ai do të ofrojë dorëheqje, por dihet se nuk është duke ia kërkuar askush.

Ndryshe, para pak kohësh ai është parë duke u mbajtur për dore me gruan e tij Ana, teksa merrnin pjesë në një organizim. /Telegrafi/