Shefi i Tesla-s, Elon Musk, tha të hënën se ai synonte të bënte gati teknologjinë e vetëdrejtimit të prodhuesit të automjeteve elektrike deri në fund të vitit dhe shpreson se teknologjia mund të jetë në shitje të gjerë në Shtete e Bashkuara dhe me shumë gjasë edhe në Evropë, në varësi të miratimit rregullator.
Duke folur në një konferencë energjetike në Norvegji, Musk tha se vëmendja e tij aktualisht ishte e përqendruar në anijen e tij kozmike të SpaceX, Starship dhe makinat elektrike Tesla me vetëdrejtim, transmeton Telegrafi.
“Dy teknologjitë në të cilat jam fokusuar, duke u përpjekur t’i kryejë në mënyrë ideale para fundit të vitit, është dërgimi i Starship-it tonë në orbitë… dhe më pas t’i bëjmë makinat Tesla që të vozisin vetë”, tha Musk.
“Ta kemi teknologjinë të vetë-drejtimit në lirim të gjerë të paktën në SHBA… dhe potencialisht në Evropë, në varësi të miratimit rregullator”, u shpreh ai. /Telegrafi/