Themeluesi i Telegramit, Pavel Durov tha gjatë marrjes në pyetje në Paris se kishte komunikuar me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme të Ministrisë së Brendshme franceze para ndalimit të tij, shkruan gazeta franceze Liberation, duke cituar një burim të afërt me hetimin.
Thuhet se Durov “hapi një kanal zyrtar komunikimi” me kundërzbulimin francez si pjesë e luftës kundër terrorizmit.
Supozohet se është një lloj “hotline” dhe një adresë e posaçme e-mail, e cila dyshohet se ka parandaluar disa sulme terroriste.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë informacion – asnjëra palë nuk ka komentuar publikimin e shkrimin e gazetës Liberation.
Pavel Durov said during interrogation that he “opened an official channel of communication” with French counterintelligence – Liberation
Telegram founder Pavel Durov said during interrogation in Paris that he had communicated with representatives of the General Directorate of… pic.twitter.com/IuDvL2YTyx
— NEXTA (@nexta_tv) August 31, 2024
Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron diskutoi për arrestimin e Durovit me kreun e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe – Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan ndërsa nuk u dha asnjë detaje rreth bisedës.
Ndryshe, Durov u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Parisit. Drejtësia franceze e akuzon atë se nuk ka vepruar kundër përhapjes së përmbajtjeve kriminale në Telegram, rrjet social i cili ka më shumë se 900 milionë përdorues.
Durov u arrestua si pjesë e një hetimi kundër një personi të paidentifikuar të nisur më 8 korrik nga Njësia e Krimeve Kibernetike, tha më herët në një deklaratë prokurorja Laura Bekua.
Hetimi ka të bëjë me përfshirjen e dyshuar në vepra të ndryshme penale, duke përfshirë drejtimin e një platforme online që mundëson transaksione të paligjshme, pornografi me fëmijë, trafik droge dhe mashtrim, si dhe refuzimin për të dhënë informacion autoriteteve, pastrim parash dhe ofrimin e shërbimeve kriptografike për kriminelët, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/