Telegrafi

Shefi i sigurimit shpjegon arsyen e vërtetë të përjashtimit të Haaland nga klubi i natës

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty Images/Guliver)

Shefi i sigurisë së një klubi nate në Norvegji, nga ku Erling Haaland ishte nxjerrë jashtë gjatë fundjavës që lamë pas, ka shpjeguar se çfarë ndodhi me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Në rrjetet sociale është bërë hit një video, në të cilën shihet futbollisti duke u përjashtuar nga stafi i sigurimit në klubin që ndodhet në Stavanger.

Mirëpo, duket të ketë pasur një lloj keqkuptimi lidhur me situatën. Menaxheri i PSS Securitas, Christopher Naesheim, e ka treguar për Bild versionin e tij të ngjarjes.

“Erling nuk ishte i dehur. Ai ishte bashkëpunues dhe u tregua shumë i kuptueshëm me gjithë situatën pas një bisede të zhvilluar jashtë”.

Lexo po ashtu Është superyll dhe fiton miliona, por Haalandin e largojnë me forcë nga një klub nate në Norvegji

“Për shkak të rregullave aktuale të COVID-19, personeli i sigurimit ishte i vetëdijshëm për turmën rreth Erling Braut Haaland. Ata e dinin se fansat do të mblidheshin rreth tij, duke kërkuar fotografi dhe duke dashur të bisedonin me të”.

“Në fund, presioni u bë aq i madh, saqë u desh t’i kërkonim që të largohej”, ka shpjeguar shefi i sigurimit.

Edhe pse në video shfaqet Haaland duke protestuar ndaj veprimit të sigurimit, megjithatë duket të mos ketë pasur zhvillime të mëtutjeshme atë mbrëmje lidhur me lojtarin norvegjez. /Telegrafi/