Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka takuar sot anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq shefi i BE-së në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se në komision ka njoftuar se masat e BE-së janë të të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri.
“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri.
I shpjegova se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE-së e 3 qershorit”, shkruan Szunyog. /Telegrafi/
Had a good exchange with Foreign Affairs Committee on recent developments and situation in the north. I explained that ??EU measures are temporary and reversible, but constructive engagement is needed to deliver on de-escalation as requested by the EU27 statement of 3 June. pic.twitter.com/hvVc8KtJ1l
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 26, 2023