Telegrafi

Shefi i BE-së në Kosovë, Szunyog: Dardanët shfaqen shpirt fitues ndaj Lituanisë, para ndeshjeve të vështira kundër Suedisë dhe Spanjës

Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka shkruar në rrjetet sociale rreth fitores së Kosovës ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar mbrëmë (e mërkurë).  

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Lexo po ashtu Kosova fiton me spektakël ndaj Lituanisë

Kjo fitore si duket i ka pëlqyer edhe ambasadorit, Szunyog, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për shpirtin fitues të Dardanëve.

“Shpirti fitues nga ekipi përfaqësues i futbollit i Kosovës u shfaq mbrëmë kundër Lituanisë”.

“Një shenjë premtuese përpara ndeshjeve të vështira kundër Suedisë dhe Spanjës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Ndryshe, Kosova të dielën e pret Suedinë në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa të mërkurën luan në Sevilla ndaj Spanjës. /Telegrafi/