Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se i vlerëson votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të cilët me gjithë kufizimet për shkak të COVID-19, kanë dalur që të votojnë ditën e zgjedhjeve.
Ai përmes Twitter-it ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Szunyog tha e përfshirja e qytetarëve është e rëndësishme për demokracinë.
“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.
Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind.
Ndërkaq sa i përket rezultateve në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojeviq ka 89.86 për qind të votave, kandidati Erden Artiq nga LVV ka 3.68 për qind, Florent Azemi i PDK-së ka 3.54 për qind të votave dhe kandidati i pavarur Dushan Milionoviq ka 2.92 për qind të votave.
Daka ka theksuar se këto janë rezultatet preliminare të numëruara nëpër vendvotime. /Telegrafi/
Appreciate voters who participated in Podujeva/Podujevo and Mitrovica North E-Day affected by #COVID19 restrictions. Active citizens’ involvement is important for credible election process and democracy. Good work done by @KQZKosova. pic.twitter.com/u1ltK6SGIf
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 29, 2020