Protestuesit e klimës goditën shefin ekzekutiv të Ryanair, Michael O’Leary me dy krem ëmbëlsirash gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i linjës ajrore ishte vendosur të fliste për mediat në lidhje me një peticion që po i paraqiste Ursula Von Der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian.
Teksa po ngrihej, dy protestues e goditën me krem ëmbëlsirash në fytyrë dhe në shpinë, ku njëri deklaronte: “Mirë se erdhe në Belgjikë!”.
Ryanair CEO Michael O'Leary was hit with a pie by environmental activists during a press conference in Brussels.
The activists can be heard shouting "stop the pollution" before throwing the cake at O'Learyhttps://t.co/AYlfWbXGlu pic.twitter.com/s5s4DnU2O6
— Sky News (@SkyNews) September 7, 2023
O’Leary u përgjigj duke thënë “bravo” përpara se të fshinte kremin nga fytyra e tij dhe të vazhdonte me konferencën e planifikuar për shtyp.
Ai tha se i pëlqenin ëmbëlsirat me krem dhe i përshkroi si të shijshme. /Telegrafi/