Site icon Telegrafi

Shefi rrah punëtorët me shkop druri, për shkak se nuk kishin “punuar mjaftueshëm” (Video, +18)

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, që shfaq momentin kur një shef në Kinë godet punonjësit e tij para gjithë punëtorëve tjerë të kompanisë, me arsyetimin se nuk kanë punuar mjaftueshëm.

Bosi i Shanxi Changzhi Zhangze dhe Bankës Tregtare, mund të shihet duke goditur tetë punonjësit e tij me shkop druri në prapanicë, derisa kolegët e tyre shikonin të habitur me veprimin e shefit të tyre, transmeton Telegrafi.

Në një moment, shihet se si një femër për pak sa nuk rrëzohet dhe humb vetëdijen nga dhimbja e madhe nga goditjet që i pëson.

Tetë të punësuarit qëndrojnë në skenë të frikësuar, derisa kolegët e tyre i vështrojnë pranë tavolinës në një sallë që dukej e dedikuar për bankete.

Sipas medieve kineze, shefi kishte filluar t’i godas në momentin që e kishte kuptuar se nuk kishin punuar sa duhet, dhe se nuk kishin treguar performancë në fushën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version