Romakët janë të etur për të arritur një marrëveshje me skuadrën e Tottenham Hotspur.
Klubi londinez është i prirur që të sjellin në radhët e veta mesfushorin me tipare sulmuese Nicolo Zaniolon, por edhe romakët janë gjithashtu të interesuar për disa nga lojtarët e tyre.
Corriere dello Sport shkruan se shefi i Romës, Franco Baldini do të qëndrojë këtë javë në kryeqytetin britanik teksa do të takohet me krerët e Spursave, ku dikur ishte drejtor.
Toby Alderweireld dhe Moussa Sissoko po ju interesojnë romakëve, ku secili do të nënshkruante një marrëveshje katërvjeçare me një pagë vjetore prej 2.8 milionë eurove.
Spursat, ndërkohë, kanë ofruar një marrëveshje gjashtëvjeçare për reprezentuesin e kombëtares italiane.
Ndryshe, Spursat deri më tani kanë bërë dy transferime – Tony Ndombelen dhe Jack Clarke. /Telegrafi/