Pronarët e rinj të Milanit, RedBird mbajtën konferencën e tyre të parë për shtyp sot, duke konfirmuar se Paolo Maldini do të mbetet si drejtor.
Dokumentet e blerjes u nënshkruan sot për të përfunduar marrëveshjen prej 1.2 miliard eurosh, megjithëse mbyllja e saj e pritshme është jo më vonë se shtatori 2022.
Elliott ruan një interes financiar pakicë dhe disa vende në bordin e drejtorëve, por pikëpyetjet e mëdha ishin mbi drejtorët si Maldini dhe Frederic ‘Ricky’ Massara.
Kontratat e tyre do të skadojnë më 30 qershor dhe Maldini në veçanti paralajmëroi se situata e tij nuk ishte aspak e sigurt, pasi ai nuk do të qëndronte nëse klubi do të kishte ndërmend të lëvizte dhe të mos ngjitej në nivelin tjetër.
Themeluesi i RedBird, Cardinale foli sot me gazetarët në Casa Milan dhe praktikisht gjëja e parë që bëri ishte konfirmimi që bisedimet me Maldinin ishin “pozitive” dhe ata do të “vazhdonin” punën së bashku në klub.
🤝 A warm welcome to the Rossoneri family to Gerry Cardinale ❤️🖤#SempreMilan pic.twitter.com/9vvhuZak6i
— AC Milan (@acmilan) June 1, 2022
Amerikani kërkoi falje që nuk foli gjuhën e të parëve të tij, por fjalët e tij ishin të qarta për të gjithë mbështetësit e kuqezinjve.
“E urrej humbjen. Unë dua të fitoj”, deklaroi Cardinale.
Ai ishte mysafir i Elliottit gjatë festimeve të Scudettos, duke rrëfyer në 25 vjet investim sportiv, ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë ndërsa autobusi i hapur udhëtonte nëpër rrugët e Milanos për në Piazza Duomo. /Telegrafi/