Site icon Telegrafi

Shefi që i ka dëshirë shakatë, mashtron punonjësit kinse po hidhet nga ballkoni (Video)

Igor Krezic nga Mostari i Bosnje dhe Hercegovinës, ka mashtruar punonjësit kinse po hidhet nga ballkoni që të vetëvritet, por ra sipër një dysheku gjigant të fryrë me ajër.

Themeluesi i kompanisë softuerike NSoft, kishte përgatitur gjithçka vetëm për lojë, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë shfaq shefin që ecte ngadalë dhe kalon rrethojat, ndërsa ata vrapojnë me shpejtësi e të zënë në panik.

Ky duket se nuk është i vetmi rast kur ai bëri lojëra të tilla, pasi në video mund të shihni momentin kur ai rrëzon një pjesë të murit dhe frikëson të pranishmit në zyrë. /Telegrafi/

https://youtu.be/p9Y7Lf2he6g

Exit mobile version