Telegrafi

Shefi i policisë shqiptare ia merr valles i dehur, shikoni si i qëllon vartësit me shkop (Video)

Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar bashkë me kolegët e tij në një festë, ku shfaqet i dehur dhe me një shkop në dorë. Për më tepër ai ishte i veshur me uniformën e tij të policisë.

Pamjet janë transmetuar nga ABCNEWS.

Nuk dihet rrethanat, ndoshta ai është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës.

Por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, shkruajnë mediat shqiptare.