Site icon Telegrafi

Shefi i policisë kroate ka zbuluar se policët që rrahën migrantët “janë larguar nga shërbimi”

Shefi i policisë kroate, Nikola Milina, ka mbajtur konferencë për shtyp “për personat e maskuar që rrahën migrantët në kufirin Kroaci-Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Milina ka thënë se është konstatuar nga pamjet filmike që bëhet fjalë për tre policë ku shihet që sulmojnë fizikisht migrantët.

Lexo po ashtu Pamjet ku shfaqej dhuna nxitën reagime të ashpra, Kroacia e pranon se policia ktheu mbrapsht migrantët në kufi me Bosnjën

Siç deklaroi ai, bëhet fjalë për policët e njësisë së intervenimit nga Istra e cila njësi ishte dërguar si përforcim në kufi.

Milina pretendon se ata kanë vepruar individualisht dhe se nuk kanë pasur urdhër të veprimit.

“Policët janë larguar nga shërbimi policor, sepse dhuna ndaj emigrantëve dëmton reputacionin e policisë kroate”, ka thënë shefi i policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version