Site icon Telegrafi

Shefi i Pfizer thotë se nuk e ka marrë vaksinën e firmës së tij kundër coronavirusit

CEO i Pfizer, Albert Bourla nuk e ka marrë ende vaksinën e kompanisë kundër COVID-19.

Kështu ka konfirmuar për CNN-in, duke mos dhënë detaje rreth kësaj teme.

“Jo nuk e kam marrë akoma dhe ne kemi një komitet etik që merret me pyetjen se kush po e merr atë”, tha Bourla në intervistën e parë që kur vaksina e coronavirusit e kompanisë së tij u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për përdorim urgjent.

Bourla u dha një shenjë rekomandimi Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që rekomandojnë se dozat e para të vaksinës t’u shkojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe banorëve të institucioneve të kujdesit afatgjatë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Infermierja njujorkeze u bë personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19 në SHBA

“Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes”, tha ai duke shtuar “Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos ndërprerë radhën”.

Bourla tha se vitin e ardhshëm do prodhohet rreth 1.3 miliard doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.

“Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë”, tha ai.

“Vitin e ardhshëm ne do të bëjmë 1.3 miliard doza”, pohoi Bourla dhe shtoi “Ne jemi duke punuar me shumë zell për të rritur këtë numër”. /Telegrafi/

Exit mobile version