Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, nis sot një turne në Lindje të Mesme dhe Afrikë, për të biseduar për luftën kundër ekstremizmit islamik.
Mattis fillimisht do të ndalojë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të vizituar më pas Egjipitin, Izraelin, Katarin dhe Xhibutin.
Zyrtarët dhe ekspertët thonë se Mattis do të përqendrohet në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, i cili vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në Irak dhe Siri.