Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave të Postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit.
Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.
“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, tha Davenport, transmeton Telegrafi.
Recent events – the closure of post offices in northern municipalities and renewed proposals to open the bridge in Mitrovicë/Mitrovica to traffic – have underlined the urgency of returning to dialogue. Both these issues should be resolved in the EU-led process. 1/2
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) August 7, 2024
Ai tutje tha se dialogu duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë. /Telegrafi/