Drejtuesi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu që është pjesë e panelit të diskutimeve për integrimet evropiane në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Prishtinë, tha se po e gëzojnë aktakuzat e ngritura dhe dënimet.
“Jemi të lumtur kur shohim jo vetëm aktakuza të shkumta, por edhe dënime”, tha Braathu.
Por ai tërhoqi vëmendjen se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk bëhet shpejt.
“Institucionet e Kosovës janë të reja, ndërtimi i tyre merr kohë. E ndërtimi i institucioneve të Kosovës është thelbi i mandatit të OSBE-së. Tani jemi angazhuar në përmirësimin e punës së institucioneve”, tha Braathu.
Kreu i OSBE-së tregoi se kë përkrah misioni i drejtuar prej tij.
“OSBE-ja ka ndihmuar edhe Kuvendin. Tash po punojmë në fuqizimin e grupeve parlamentare joshumicë, por edhe me gratë deputete dhe rolin e tyre. OSBE-ja ka përkrahur edhe ndërtimin e insitucioneve të drejtësisë. Jemi të angzhuar edhe për institucionet gjyqësore në veri. Por mbeten edhe sfida”, tha Braathu.
Ai foli edhe për gazetarët dhe lirinë e shprehjes.
“Kemi liri të zhvilluar mirë të mediave dhe liri të shprehjes. Por kemi mundësi edhe për më shumë gazetari hulumtuese. Sguria e gazetarëve ëshrë fushë ku ne punojmë. Misioni ynë ka bashkëpunuar me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Gazetarëve Serbë të regjistruar në Kosovë”, tha Braathu.
Ai lavdëroi edhe Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës ëshrë storje suksesi,” tha Braathu.
Ambasadori foli edhe për reformën në institucione.
Po punojmë edhe në harmonizimin e akteve ligjore mes institucioneve lokale e qendrore. Por, kemi edhe sfida, por gjerat po lëvizin. Në vend që të importohen praktika nga vende tjera, gjëja më e mirë është që të gjejmë forma që do t’i përshtateshin më së miri Kosovës”, tha Braathu.
Para se të drejtojë OSBE-në në Kosovë, Braathu ishte ambasador i Norvegjisë në vendin tonë.