Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka shprehur alarmin “mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve” në Aleppo.
Ban Ki-moon u bëri thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët.
Një këshilltar humanitar i OKB-së, Jan Egeland më parë tha se Siria dhe Rusia ishin “të përgjegjshme” për çdo mizori të kryer nga milicitë pro-qeveritare, shkruan BBC.
Rebelët brenda Aleppos janë në prag të humbjes pas fitoreve të ushtrisë siriane.
Në një deklaratë, zëdhënësi Ban, Stephane Dujarriç tha se “Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet kundër mizorive ndaj një numri të madh të civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në orët e fundit në Aleppo”, transmeton KosovaPress.
“Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ka përcjellë shqetësimin e tij të madh për palët përkatëse”, thuhet në deklaratë.