Site icon Telegrafi

Shefi i OBSH-së thotë se do të marrë publikisht vaksinën kundër COVID-19

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh i gatshëm të vaksinohet publikisht për krijuar besimin e publikut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ghebreysus një studiues i shëndetit publik nga Etiopia dhe njëherësh kreu i OBSH-së që nga viti 2017, tha gjatë një konference se do të ishte i lumtur ta shfaqë vetën publikisht duke marrë vaksinën kundër coronavirusit.

“Është një ide e mirë, dhe e mbështesë ofertën e tyre”, u shpreh ai kur u pyet në lidhje iniciativën e ish-presidentëve amerikanë George W.Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama për t’u vaksinuar para kamerave.

“Do të isha i lumtur ta bëja të njëjtën gjë, por në të njëjtën kohë, duhet të sigurohem se do të ishte radha ime, pasi nuk dua t’ia marrë vaksinën askujt”, shtoi ai.

Iniciativës për t’u vaksinuar publikisht iu është bashkuar edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version