Telegrafi

Shefi i OBSH-së thotë se nuk është në gjendje t’ju dërgojë para të afërmve të tij të uritur

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebryesus, ka thënë se nuk është në gjendje t’ju dërgojë para të afërmve të tij “të uritur” në rajonin Tigray – të shkatërruar nga lufta – në Etiopi.

“Kam shumë të afërm atje. Unë dua t’ju dërgoj atyre para. Nuk mund t’ju dërgoj para”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Nuk e di as kush ka vdekur e kush është gjallë”, vazhdoi ai.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2020, rajoni është shkëputur nga bota e jashtme, pa energji elektrike apo telefona.

Interneti dhe shërbimet bankare nuk janë gjithashtu të disponueshme.

Qeveria e Etiopisë është akuzuar se ka vendosur një bllokadë ndihme në rajon, që pengoi dërgesat thelbësore – diçka që ia hodhi fajin luftimeve.

Dhjetëra mijëra civilë kanë vdekur dhe miliona kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore. Programi Botëror i Ushqimit thotë se pothuajse gjysma e popullsisë 5.5 milionëshe të Tigray janë në nevojë “serioze” për ushqim.

Luftimet rifilluan këtë javë pas muajsh qetësie pas një armëpushimi të rënë dakord në mars midis forcave Tigrayt dhe qeverisë etiopiane për të lejuar kalimin e ndihmave. /Telegrafi/