Site icon Telegrafi

Shefi i OBSH-së pritet që javën e ardhshme të rregullojë datat e udhëtimit në Kinë, për të hetuar origjinën e coronavirusit

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreysus, tha se ai pret t’i rregullojë menjëherë javën e ardhshme, datat e udhëtimit për misionin e shumëpritur në Kinë për të hetuar origjinën e COVID-19.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Ghebreyesus deklaroi në fillim të kësaj jave se ishte “shumë i zhgënjyer”, që Kina nuk kishte autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të hetuar rastet e hershme të COVID-19.

Ndryshe, coronavirusi që infektoi 88 milionë njerëz në botë dhe la të vdekur 1.9 milionë persona, besohet të ketë shpërthyer për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Lexo po ashtu Një vit pandemi, cilat janë gjërat që ende nuk i dimë për COVID-19?

Origjina e virusit ende mbetet e paqartë për këtë arsye po kërkohet edhe hulumtimi në Kinë.

Për të luftuar pandeminë, bota u detyrua të implementojë masa parandaluese kundër coronavirusit; derisa tani kanë filluar edhe injektimet, me vaksinën e cila doli në treg për një vit. /Telegrafi/

Exit mobile version