Site icon Telegrafi

Shefi i NATO-s thotë se Trump do ta shtyjë Evropën të bëjë më shumë për kërcënimet globale

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se mezi pret të takohet me Donald Trump dhe të diskutojnë se si të luftojnë kërcënimet globale nga vende të tilla si Koreja e Veriut, Irani, Kina dhe Rusia.

Duke folur përpara samitit të liderëve evropianë në Budapest, Sekretari i Përgjithshëm tha se Trump do ta shtyjë Evropën të “shpenzojë më shumë për mbrojtjen” dhe “të bëjë më shumë në të ardhmen” siç ka bërë më parë, transmeton Telegrafi.

“Ai kishte të drejtë. Ia doli. Ne shkuam në 2 për qind [objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes së GDP-së] falë punës së tij, në një pjesë të madhe”, tha Rutte.

Ai paralajmëroi se Koreja e Veriut, Irani, Kina dhe Rusia “po punojnë së bashku” dhe janë një kërcënim jo vetëm për vendet evropiane në NATO, por edhe për SHBA-në. /Telegrafi/

Exit mobile version