Site icon Telegrafi

Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë ‘shumë më shumë’ për mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e hapi fjalimin për mediat duke theksuar se shpenzimet për mbrojtjen janë në krye të agjendës.

Ai tha se NATO ka plane “të forta” për të adresuar këtë çështje dhe për të mbrojtur vendet anëtare.

Sipas Rutte-s, objektivat e shpenzimeve janë kyçe për funksionimin e aleancës në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme, duke shtuar se disa aleatë duhet të shpenzojnë “ndjeshëm më shumë”.

Megjithatë, ai theksoi se vendet evropiane dhe Kanadaja kanë rritur përpjekjet e tyre, shkruan skynews.

Gjithashtu, Rutte tha se do të diskutohet edhe prodhimi i pajisjeve të mbrojtjes.

“Duhet të veprojmë më shpejt dhe më fuqishëm – nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Duke u ndalur te konflikti në Ukrainë, Rutte tha se “sa më e fortë të jetë Ukraina në fushëbetejë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave”.

Sot, vendet anëtare dhe joanëtare të NATO-s do të takohen si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës – ku koordinohen për vazhdimin e furnizimit me armë të Kievit.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar do ta kryesojë këtë takim për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version