Site icon Telegrafi

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më

Kohët e fundit është bërë shumë për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen.

Bëhet e ditur se objektivi aktual është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij për mbrojtjen, të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë – një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”.

Lexo po ashtu "Prania ushtarake në Evropë nuk do të zgjasë përgjithmonë", Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka një 'thirrje zgjimi' për Evropën

Së fundmi, është deklaruar edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.

“Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë”, tha Rutte.

“Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra”, shtoi ai.

“Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version