Imagjinoni veten duke shkuar në punë në zyra të tilla që ofrojnë një kinema, kokoshka falas, një bibliotekë dhe shumëçka tjetër për të pasur një ditë pune sa më të relaksuar.
Por për punonjësit e Money.co.uk, përcjell Telegrafi, kjo ëndërr është një realitet në sajë të një rinovimi 3 milionë funtesh (rreth 3,5 milionë euro) dhe një dizajnim mbresëlënës nga Laurence Llewelyn-Bowen.
Aty ka një palestër, mensë luksoze, një televizor gjigant, PS4, mjete të tjera argëtimi dhe sigurisht ushqim dhe pije falas.
Të gjitha këto thuhet se janë bërë për të inkurajuar stafin që të angazhohen në mbledhje dhe të ndjehen më të motivuar gjatë ditës.
Ndërtesa spektakolare qëndron në Estate Bathurst në Cirencester në lindje të Gloucestershire – rreth 93 milje në veriperëndim të Londrës.
Duke e ditur se do të ishte jo e lehtë për të bindur të punësuar për të punuar jashtë kryeqytetit, përcjell Telegrafi, Morling e dinte se ai kishte për të ofruar atyre disa gjëra të pazakonta.
Por këto nuk janë të gjitha. Sikur të mos ishin të mjaftueshme këto, stafi trajtohen në një mini pushim të me të gjitha shpenzimet e paguara jashtë vendit, çdo vit, në destinacione të tilla si Florida, New York dhe Budapest. /Telegrafi/