Telegrafi

Shefi i Ligës Saudite zbulon listën prej katër emrave të yjeve botërorë që duan t’i transferojnë

Shefi i Ligës Saudite, Michale Emenalo ka emëruar katër ikona të futbollit që shpreson që liga saudite t’i nënshkruajë gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Emenalo, i cili më herët kishte qenë drejtor teknik tek Chelsea mes viteve 2011 dhe 2017, ishte emëruar si drejtori i parë i futbollit në Ligën Saudite më herët këtë vit.

Nigeriani ka qenë shumë i zënë me rolin e tij të ri në korrik, me ligën e cila shpenzoi shuma marramendëse për të transferuar lojtarë si Neymar, Fabinho, Mahrez, Mane.

Por, me afatin kalimtar të janarit në horizont, fokusi më i madhi ka qenë nëse Liga Saudite mund ta përballojë transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli.

The Telegraph ka raportuar se Liga Saudite mund të bëjë një ofertë në drejtim të Liverpoolit në rast se ata nuk do të konkurronin për titullin e Ligës Premier, ani pse ekipi i Jurgen Klopp momentalisht është lider me një pikë më shumë se Arsenali.

Ai ka sugjeruar se Liga Saudite shpreson që të nënshkruajë me tre yje tjerë të futbollit.

“Mo Salah, Messi, Benzema, Ronaldo dhe lojtarë si Kevin De Bruyne, këta janë lojtarët që në rast se janë në dispozicion, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë”, ka thënë Emenalo.

“Ne gjithashtu e kuptojmë që Mo është i lumtur aty ku është momentalisht në një klub të mrekullueshëm dhe historik siç është Liverpooli. Ne e respektojmë këtë shumë, dhe nuk duam që të ushtrojmë presion mbi të”, u shpreh ai.

“Nëse ka interesim për t’u bashkuar në atë që ne po mundohemi të ndërtojmë për të tashmen ose të ardhmen, ju nuk mund të hudhni poshtë një mundësi për të parë nëse Kylian Mbappe dëshiron të transferohet këtu. Kylian është dikush që e dua shumë si lojtar”, përfundoi Emenalo.

Momentalisht, sipas rregullave një klub i Ligës Saudite mund të regjistrojë deri në 8 lojtarë të huaj në ekip, rregull ky që mund të ndryshojë së shpejti, duke marrë parasysh fluksin e transferimeve./Telegrafi/