Site icon Telegrafi

Shefi i kërkonte seks, ajo e transmetonte Live në Facebook (Foto/Video)

Një vajzë përdori opsionin e transmetimit Live në Facebook për të treguar se si shefi i saj i kërkonte favore seksuale.

Makana Milho po kryente shërbimin në komunitet, pasi ishte dënuar nga një gjykatë sepse vodhi një çantë.

Lexo po ashtu E akuzuara del lakuriq para gjyqit, e pabesueshme çfarë bën gjyqtarja (Video)

21-vjeçarja duhej të pastronte tualetet për gjashtë ditë, por shefi i saj, Harold Villanueva Jr i pickoi të pasmet.

Nga ky moment, transgjinorja nga Havai vendosi ta regjistrojë atë.

Lexo po ashtu Pret "të dashurën" për 10 ditë në aeroport, pastaj përfundon në spital (Foto)

Ai i kërkon favore seksuale, që ta lirojë më shpejt nga detyra, përcjell mapo.al.

“Nëse nuk do një prezervativ, nuk më bëhet vonë”, dëgjohet ai duke folur në makinë.

Manaka përgjigjet: “Po e pyes një mikeshë mos ka prezervativë”.

Më vonë ajo tha se i bëri këto komente pasi kishte frikë sepse ishin në një zonë të panjohur dhe shpresonte që ai ta dërgonte me makinë në një vend më të sigurt prej nga do largohej.

Ajo i bëri tag policisë në video.

Forcat e rendit e kanë arrestuar 47-vjeçarin, që akuzohet për sulm seksual të shkallës së katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version