Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta zbatojë gjithë marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën, në Ohër.
Këto deklarata të Vuçiq i ka cituar, Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Duke komentuar këto deklarata, Vela i ka kërkuar BE-së që të pasojnë sanksionet.
“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Facebook.
Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Marrëveshja e arritur në Ohër nuk kërkon njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por kërkon që palët të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra tjetrës./Telegrafi/
Vučić on Serbia’s RTS speaking about implementation of the agreement with Kosovo:
“We will implement some parts (of the agreement), while others no. I made it clear what I won’t implement.”
A clear contradiction with has been agreed and the EU’s stance. Sanctions should follow! pic.twitter.com/3EAr525uFU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 9, 2023