Dejan Blazheski, kreu i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, mëson portali “Fokus”.
Në vend të tij vjen Bojana Atanasova, gjithashtu nga kabineti i Venko Filipçes.
Blazheski u diplomua në Fakulteti Ekonomik në Shkup dhe është specialist i sistemeve të shëndetit publik. Ai ishte më parë një zëdhënës i selisë qendrore të Partisë Liberale Demokratike në Ohër. Blazheski erdhi në krye të detyrës në Ministrinë e Shëndetësisë pas ardhjes së Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë. /Telegrafi/