Site icon Telegrafi

Shefi i kabinetit të Kurtit publikon shpenzimet e qeverive që nga pavarësia, Haradinaj i prin listës

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka prezantuar shpenzimet që kanë bërë kabinetet e kryeministrave të Qeverisë së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Dalipi ka prezantuar listën me shpenzimet qeveritare nga 25 fusha, që fillon me paga.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Dalipi, kabineti i kryeministrit Albin Kurti në shumicën e fushave ka shpenzuar më së paku para në krahasim me qeveritë tjera paraprake.

Sipas tij, Qeveria Kurti I ka pasur më së paku shpenzime mesatare ditore (1,188 euro) derisa Qeveria Haradinaj ka pasur shpenzime ditore 8,325 euro.

“Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%”, ka shkruar Dalipi./Telegrafi/

Exit mobile version