Shefi ekzekutiv i Japan Airlines, Haruka Nishimatsu jeton me një filozofi që shumë udhëheqës të korporatave duhet t’i kushtojnë vëmendje.
Në vend që të veprojë si sundimtari i kompanisë, Nishimatsu vepron si një udhëheqës.
“Nëse të menaxhuarit është i lartë, atëherë njerëzit e thjeshtë presin urdhra. Unë dua që njerëzit e mi të mendojnë vetë”, thotë Nishimatsu, përcjell Telegrafi.
Nishimatsu shkon në punë me autobus, vesh rroba të lira dhe paguhet me një pagë që është më e ulët se dis prej vartësve të tij.
Ai madje uli ndjeshëm pagën e tij për të shmangur ikjen e punëtorëve.
Nishimatsu thotë se është në gjendje të krijojë një mjedis që është më i kënaqshëm për punëtorët e tij, por dhe i dobishëm për kompaninë.
Aktualisht Japan Airlines ka të punësuar mbi 34 mijë persona dhe për vitin 2019 ka gjeneruar rreth 11 miliardë dollarë. /Telegrafi/