Kryetari republikan i komitetit të inteligjencës së Senatit amerikan, Richard Burr, do të japë dorëheqje nga posti pas një hetimi të tregtisë së brendshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Burr i Karolinës së Veriut, do të tërhiqet më 15 maj, tha udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, Mitch McConnell.
Bëhet e ditur se telefoni i tij është konfiskuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në SHBA, si pjesë e hetimit.
Ai dhe gruaja e tij shitën deri në 1.7 milion dollarë të kapitalit, pak para se tregjet të zhyten nga frika e një krize ekonomike.
Është e paligjshme për anëtarët e Kongresit të bëjnë tregti bazuar në informacione jopublike të mbledhura gjatë detyrave të tyre zyrtare.
Senatorët republikanë, Kelly Loeffler nga Georgia dhe James Inhofe nga Oklahoma, si dhe Senatorja demokratike Dianne Feinstein, nga Kalifornia, gjithashtu raportohet se kanë shitur pronat para rënies ekonomike, por nuk konfirmohen nëse se janë nën hetim.